Ansu Fati iu ka thënë drejtuesve të Barcelonës se dëshiron të qëndrojë në klub dhe të ketë sukses, por duket se mendimi nuk është i njëjtë në të dyja anët.
Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes, mori dritën jeshile nga klubi i Barcelonës për të kërkuar oferta për Fatin.
Klubet si Manchester United , Bayern Munich dhe Tottenham janë destinacione të mundshme për sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht pozicionit të fortë të Ansu, pasi mban fanellën me numrin ’10’, Tottenhami është shumë i interesuar që ta afrojë në Angli, madje ata janë të gatshëm të thyejnë rekordin e tyre historik të një transferimi.
Sipas ‘Daily Express’, Tottenham do të kërkonte përforcime në sulm për t’i dhënë skuadrës një hap në cilësi dhe Ansu do të ishte një nga opsionet e preferuara të londinezëve.
Deri më sot, transferimi më i madh në historinë e Tottenhamit është francezi Tanguy Ndombele, për të cilin Spurs paguan 62 milionë euro te Lyon në verën e vitit 2019.
Dhjetë nënshkrimet më të shtrenjta në historinë e Tottenham
Tanguy Ndombélé (Olympique Lyon) – 62 milionë euro
Richarlison (Everton) – 58 milionë euro
Cristian Romero (Atalanta) – 50 milionë euro
Davinson Sánchez (Ajax) – 42 milionë euro
Moussa Sissoko (Neëcastle) – 35 milionë euro
Giovani Lo Celso (Real Betis) – 32 milionë euro
Steven Bergëijn (PSV Eindhoven) – 30 milionë euro
Roberto Soldado (Valencia) – 30 milionë euro
Sergio Reguilon (Real Madrid) – 30 milionë euro
Heung-min Son (Bayer Leverkusen) – 30 milionë euro
/Telegrafi/