Gleison Bremer është bashkuar me Juventusin në verën e vitit të kaluar nga Torino.
Por aventura e brazilianit te bardhezinjtë mund të përfundojë pas vetëm një viti, pasi e ardhmja e tij mund të jetë në Angli.
Në fakt Bremer nuk i ka arritur pritshmëritë që kishin bardhezinjtë për të dhe mund të pranojnë largimin e tij në rast të një oferte të mirë.
Calciomercato ka raportuar se skuadra londineze Tottenham Hotspur është gati të shpenzojë 50 milionë euro për transferimin e brazilianit në kryeqytetin anglez në verë.
Kjo ofertë duket e kënaqshme për Zonjën e Vjetër që po e diskutojnë shitjen e brazilianit në afatin kalimtar veror.
26-vjeçari këtë edicion me fanellën bardhezi ka zhvilluar 39 ndeshje, ku ka realizuar edhe katër gola dhe ka asistuar në një tjetër.
Gjithsesi edhe pse duket i vështirë largimi i brazilianit, Juventus pritet të analizojë ofertën e Spurs dhe të marrë një vendim. /Telegrafi/