Telegrafi

Tottenhami favorit për transferimin e Hysajt

Elseid Hysaj (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur thuhet se janë favoritët për mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, përpara Romës dhe Atletico Madridit.

Klubi i njohur spanjoll, Atletico Madrid u tërhoq nga gara për shqiptarin pas blerjes së Kieran Trippier nga Spurs.

Për ironi, Tottenham tani po shikon kapitenin e Shqipërisë  si një zëvendësues ideal për të larguarin Trippier.

Lexo po ashtu Tottenhami e do njërin mes Hysajt ose Florenzit si zëvendësues të Trippier

Sipas mediumit italian Radio Kiss Kiss, klubi nga Liga Premier është tani favoritë për Hysajn, megjithëse interesi i Romës mbetet gjithashtu në garë.

Napoli po kërkon 25 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili mund të luajë në të djathtë ose në të majtën e mbrojtjes. /Telegrafi/