Telegrafi

Tottenhami e do njërin mes Hysajt ose Florenzit si zëvendësues të Trippier

Tottenham Hotspur po synon transferimin e një mbrojtësi të krahut të djathtë në afatin kalimtar pas largimit të Kieran Trippier, ndërsa alternativat i sheh në Serie A.

Trippier u bashkua me Atletico Madrid të mërkurën pas një marrëveshje me vlerë 20 milionë funte apo 22.14 milionë euro.

Ky largim i mbrojtësit anglez i ka lënë Tottenhamin të mangët në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe tani drejtuesit po shikojnë alternativa.

Lexo po ashtu Kieran Trippier, anglezi i 20-të që do të luajë në La Liga, i pari te Atletico Madridi

Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Tottenham po e konsideron mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj dhe italianin Alessandro Florenzi si pasues të Trippier.

Hysaj i Napolit dhe Florenzi i Romës po synohen të mbushin largimin e Trippier dhe të dy mund të sillen për çmimin e njëjtë të largimit të anglezit. /Telegrafi/