Telegrafi

Tottenhami dhe Juventusi në ‘luftë’ për Zaniolon

Tottenham Hotspur po përgatit një ofertë mahnitëse për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Mediumi italian La Repubblica raporton se Tottenhami po lufton me Juventusin për Zaniolon dhe janë të gatshëm ta tejkalojnë kampionët e Serie A për adoleshentin e Romës.

Londinezët thuhet se janë të gatshëm të paguajnë plot 50 milionë euro për talentin italian apo pesë më shumë se Juventusi.

Lexo po ashtu Roma ka refuzuar dy oferta për Zaniolon

Megjithatë, Roma këmbëngul se Zaniolo nuk do të lejohet të largohet për më pak se 100 milionë euro, pasi paraqitjet e tij këtë sezon kanë qenë brilante.

Nicolo Zaniolo (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Është zbuluar gjithashtu se kryetari i Spurs, Daniel Levy dhe konsulenti i Giallorossëve, Franco Baldini po diskutojnë një marrëveshjen të mundshme për 19-vjeçarin.

Italiani i ri pëlqehet shumë edhe nga Inter, Real Madridi dhe Manchester City. /Telegrafi/