Tottenham Hostpur dhe Juventus thuhet se janë të interesuar të nënshkruajnë me yllin e Sampdorias, Mikkel Damsgaard.
Mesfushori danez u bashkua me Sampdorian nga Nordsjaelland në një shumë prej gjashtë milionë eurosh verën e kaluar.
Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, vlera e tij është trefishuar dhe lojtari pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.
Sipas Tuttosport, Tottenhami dhe Juventus janë ndër klubet që monitorojnë 20-vjeçarin i cili mund të luajë në mesfushë, por edhe si një anësor i majtë.
Jose Mourinho thuhet se e ka shtuar lojtarin në listën e dëshirave të Spurs për sezonin e ardhshëm.
Damsgaard ka dy gola dhe katër asistime në 20 paraqitje në Serie A deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/