Tottenham Hotspur thuhet se do të nisë një sulm në verë për anësorin e Interit, Ivan Perisic.
Sipas Tuttosport, shefi i Tottenhamit, Mauricio Pochettino e pëlqen shumë lojtarin, kundër të cilit luajti në dy ndeshje të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve.
Gazeta shton se Spurs tashmë kanë në kontakt me kroatin dhe do të ringjallin interesimin e tyre këtë verë.
30-vjeçari është riintegruar kohëve të fundit në skuadrën e Interit pasi e kishte kërkuar largimin në dimër, ku kishte një ofertë me gjasë nga Arsenali.
Tuttosport shkruan se anglezët mund t’i ofrojnë edhe lojtari si Moussa Sissoko dhe Serge Aurier që pëlqehen nga ana tjetër.
Ndërsa Aurier ka luftuar për një vend në ekipin e parë, Sissoko është bërë një lojtar kyç për londinezët këtë sezon.
Tottenham ka dy afate kalimtare që nuk ka arritur të blejë lotarë. /Telegrafi/