Tottenham Hotspur janë të lidhur me mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj.
Tottenham ka nevojë për përforcime, sidomos në krahun e djathtë pasi shiti Kieran Trippier dhe e humbi Juan Foyth nga dëmtimit.
Në anën tjetër edhe Serge Aurier po e mendon një rikthim në Paris Saint-Germain.
Sipas Goal.com dhe Evening Standard, Spurs kanë shprehur një interesim për Hysajn, vetëm një ditë para mbylljes së afatit kalimtar të verën në Angli.
Prej kohësh shqiptari pritej të largohej nga Napoli, që tashmë kanë marr një zëvendësim, ish- lojtarin e Empolit, Giovanni Di Lorenzo.
Sipas Goal.com, Napoli kërkon 25 milionë euro për 25-vjeçarin.
Spurs po mbajnë ende shpresa që ta mbyllin marrëveshjen edhe me sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybalan. /Telegrafi/