Telegrafi

Tottenham në bisedime me Juventusin për transferimin e McKennies

Weston McKennie pritet të jetë mesfushori që do të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere.

Mesfushori amerikan është nxjerrë në shitje nga Zonja e Vjetër që po pret ofertën më të mirë për ta larguar atë.

Bayern Munich, RB Leipzig dhe Borussia Dortmund duan rikthimin e tij në Bundesliga, por së fundmi një tjetër skuadër është futur në garë për amerikanin.

Tottenham Hotspur ka hapur bisedimet me Juventusin për transferimin e McKennies në Londër.

Drejtori sportiv i Spurs, Fabio Paratici e kishte transferuar një vit më parë amerikanin te Juventusi dhe tani dëshiron ribashkimin me të në Ligën Premier.

Mediat në Ishull kanë raportuar se dy klubet tanimë janë në bisedime për të gjetur një marrëveshje për McKennien.

Vet lojtari ka pëlqyer idenë për të luajtur në Ligën Premier dhe i ka thënë ‘Po’ një transferimi te Spurs.

Nga ana tjetër Juventus shpreson të fitojë mbi 40 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/