Telegrafi

Tottenham – Liverpool, formacionet zyrtare të finales së Ligës së Kampionëve

Tottenham Hotspur dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e madhe finale.

Dy klubet e njohura angleze do të luajnë sot (e shtunë) mes vete në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet në Wanda Metropolitano nga ora 21:00.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet në kohë reale rreth finales Tottenham-Liverpool

Reds janë në finale për të dytin vit radhazi dhe pas humbjes së vitit të kaluar nga Real Madridi, këtë vit dëshirojnë ta fitojnë trofeun e gjashtë në histori.

Në anën tjetër, Tottenhami është për herë të parë në një finale të kësaj gare dhe synon ta bëjë befasinë për tu bërë pjesë e historisë.

Sikurse Jurgen Klopp, ashtu edhe Mauricio Pochettino kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri do ta fillojë këtë ndeshje finale nga banka rezervë, ashtu sikurse edhe heroi Lucas Moura.

Tottenham: Lloris (C), Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Winks, Sissoko, Eriksen, Dele, Son, Kane.

Liverpool: Alisson; Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Mane, Firmino; 

/Telegrafi/