Telegrafi

Tottenham kërkon transferimin e Meyerit

Max Meyer ka përfunduar në radarin e skuadrës angleze, Tottenham Hotspur.

Sipas The Sun, Tottenham Hotspur janë të etur për të sjellë në skuadër, mesfushorin me tipare sulmuese të Schalkes, Max Meyer.

Spurs me sa duket ishin të etur për të nënshkruar me Mayerit në verë, por ata nuk u bindën nga çmimi i vendosur nga skuadra gjermane prej 45 milionë eurove.

Lexo po ashtu Ylli i Tottenhamit kërkohet nga klubet e mëdha si Real Madrid e PSG

Kështu, në fund vendosën që ta transferonin mesfushorin francez nga Newcastle, Moussa Sissoko.

Megjithatë, me kontratën e Meyerit e cila përfundon në 2018, Spurs besojnë se ata do të jenë në gjendje për të nënshkruar me të për një çmim të mirë gjatë verës. /Telegrafi/