Christian Eriksen ishte një nga lojtarët që pritet të zëvendësonte Luka Modricin te Real Madridi në rast të një largimi të mundshëm.
Por, duke parë çmimin e vendosur nga Tottenhami vështirë se do të ndodhë.
Sipas Sky, Spurs i kanë kërkuar 200 milionë euro Realit, shifër që Florentino Perez ka refuzuar ta paguajë për mesfushorin danez.
Në rast se Modric largohet te Interit spanjollët do të përfitonin rreth 50 milionë euro pasi kaq është shuma që klubi italian e vlerëson kroatin.
Edhe pse Perez ka shituar për 100 milionë euro Cristiano Ronaldon te Juventusi dhe klubi i tij nuk ka aspak probleme me financa, ai prapë nuk është i gatshëm të paguajë 200 milionë për Eriksenin.
Danezi në sezonin e fundit në Ligën Premier në 37 ndeshje ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar 10 asistime.
Një tjetër emër që mund ta zëvendësojë Modricin në rast largimit është edhe mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic. /Telegrafi/