Tottenham nuk e ka ndërmend të heqë dorë prej Riyad Mahrezit.
“Daily Mirror” raporton se londinezët kanë ngritur ofertën në 45 milionë euro për transferimin e algjerianit.
Mesfushori me tipare sulmuese 25-vjeç është pjesë e Leicester Cityt, ekip që edicionin e shkuar fitoi titullin e kampionit në Ligën Premier League, transmeton Telegrafi.
Futbollisti ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2020, ku këtë sezon ka shënuar shtatë gola në 20 paraqitje.
Interesim për algjerianin kanë treguar edhe ekipet tjera si Manchester City e Arsenal. /Telegrafi/