Në vitin 2025, Real Madridi pritet të futet në treg për një mbrojtës të ri të djathtë, pasi dëmtimi i gjurit i Dani Carvajal dhe mungesa e tij deri në fund të sezonit ka ndryshuar planet.
Carvajal do të jetë në Real Madrid edhe për sezonin e ardhshëm, pasi tashmë ka nënshkruar një vazhdim të kontratës edhe për një vit.
Sidoqoftë, marrëveshja e Lucas Vazquez përfundon në vitin 2025, kështu që ai mund të lëvizë nëse nënshkruhet një zëvendësues – e ku Trent Alexander-Arnold po kërkohet nga Los Blancos, por me kushtin që ai të mbërrinte në Spanjë vetëm si lojtar i lirë.
Pedro Porro është identifikuar si një alternativë Alexander-Arnold, megjithëse Football Insider shkruan se Tottenham nuk do ta linte reprezentuesin spanjoll të largohej lehtë.
Sipas këtij mediumi, çmim i kërkuar prej 96 milionë euro është vendosur nga gjigantët e Ligës Premier.
Tottenham nuk është nën presion për të shitur Porron, i cili do të jetë mbrojtësi i djathtë startues edhe te Spanja në mungesë të Carvajal.
Real Madridi tani është i vetëdijshëm se do të duhet të shpenzojë shumë nëse duan ta marrin spanjollin të, megjithëse nuk do ta kenë problem ta bëjnë këtë gjë nëse e shohin si të nevojshme. /Telegrafi/