Telegrafi

Tottenham-Juve: Formacionet e mundshme, Allegri rigjen Higuainin

Dy skuadra të mëdha, nëntëdhjetë minuta, por në fund një skuadër do të zhgënjehet.

Kush do të kalojë në çerekfinale, Tottenhami apo Juventusi? Është dilema më e madhe e orëve të fundit në botën e futbollit.

Dy nga më të mirë në rolet e tyre, Kane vs Buffon (Foto: Getty Images)

Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 2-2 gjë që i favorizon Spurs, të cilët janë edhe vendas.

Të dy skuadrat kanë lojtarë cilësor në aspektin teknik dhe taktit dhe do të jetë një ndeshje që do të sjellë spektakël.

Nga minuta e parë për mysafirët pritet të luajë Gonzalo Higuain, më poshtë keni formacionet e mundshme:

Tottenham (4-2-3-1): Lloris; Trippier, Sanchez, Vertonghen, Davies; Dier, Dembelé; Eriksen, Alli, Son; Kane.

Juventus (4-3-3): Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Higuain, Dybala. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=aMOmsfxjDmw