Telegrafi

Tottenham humb në derbin e Londrës, Chelsea afër titullit (Video)

Tottenham ka pësuar humbje si mysafir i West Ham me rezultat 1-0.

West Ham u treguan shumë të fortë në përballje me Tottenhamin, ndërsa të parët rrezikuan portën me Lanzinin në minutën e shtatë.

Tottenham u kundërpërgjigj me Harry Kane në minutën e 22, por nuk kishte sukses.

Edhe Eriksen provoi të shënojë, por as ky nuk arriti, për ta mbyllur pjesën e parë pa gola.

Në pjesën e dytë çekanët rritën ritmin dhe gjetën golin.

Zhvillohej minuta e 65-të kur Manuel Lanzini e kaloi në epërsi West Hamin.

Lanzini duke festuar golin

Pas tij provoi edhe Calleri ta ngritë epërsinë, por nuk ia arriti qëllimit.

Pas kësaj humbje Tottenhami mbetet me 77 pikë, katër më pak se Chelsea që ka një ndeshje më pak.

Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund she Chelseat tashmë është duke i buzëqeshur titulli i kampionit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=OV4sAZmRiZw&feature=youtu.be&a