Mesfushori brazilian, Rafinha i ka ditët e numëruara te Barcelona.
Hapësirat e pakta kanë bërë që Rafinha të mendojë largimin nga ‘Camp Nou’.
Së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe skuadra angleze Tottenham Hotspurs.
24-vjeçari mund të largohet nga Barcelona për një shumë rreth 25 milionë euro.
Rafinha po kërkohet edhe në Serie A nga dy skuadrat milaneze, Milan dhe Inter.
Ndërkohë interesim për të ka shprehur edhe Liverpool në Ligën Premier. /Telegrafi/