Site icon Telegrafi

Tottenham e ofroi yllin e skuadrës për McKennien, por Juventusi e refuzoi duke kërkuar vetëm 30 milionë për amerikanin

Weston McKennie vazhdon të jetë njëra nga dëshirat më të mëdha të Antonio Contes për repartin e mesfushës.

Tottenham Hotspur tentoi edhe në verë afrimin e lojtarit, por tani edhe në janar edhe pse po has në vështirësi për ta bërë një gjë të tillë.

Gjiganti londinez ka marrë përgjigje pozitive nga amerikani, i cili dëshiron të transferohet në Londër dhe të luaj në Ligën Premier.

Vet McKennie ka thënë më parë se është një ëndërr për të të luaj në elitën e futbollit anglez, teksa tani dy skuadrat po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje.

Spurs kanë ofruar shërbimet e mesfushorit francez Tanguy Ndombele si shkëmbim me McKennien, por Juventusi e ka refuzuar këtë shkëmbim.

Arsyeja që Zonja e Vjetër ka refuzuar është se francezi ka një pagë të lartë prej 10 milionë eurove në sezon dhe Juve nuk mund t’ia ofrojë një të tillë.

Drejtuesit e Juventusit i kanë bërë të qartë Tottenhamit se janë gati ta lejojnë largimin e McKennies vetëm nëse vije oferta prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/

Exit mobile version