Telegrafi

Tottenham e nxjerr në shitje Lamelan, argjentinasi drejt rikthimit në Serie A

Erik Lamela. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Erik Lamela nuk është në planet e skuadrës angleze Tottenham Hotspur.

Sulmuesi argjentinas është duke kaluar muajt e tij të fundit në Londër, pasi Spurs e kanë nxjerrë atë në shitje.

27-vjeçari nuk ka bindur këtë edicion dhe Spurs synojnë të fitojnë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij.

E ardhmja e Lamelas duket se do të jetë sërish në kampionatin italian Serie A.

Erik Lamela. (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Inter dhe Roma janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për sulmuesin anësor nga Argjentina.

Lamela iu bashkua skuadrës londineze Tottenham pikërisht nga Roma në vitin 2013 për 30 milionë euro.

Në garë për argjentinasin janë edhe skuadrat tjera si Everton e West Ham në Angli si dhe Monaco në Ligue 1. /Telegrafi/