Ndeshja mes Tottenham Hotspur dhe Stade Rennes e paraparë për t’u zhvilluar sot (E enjte) me fillim nga ora 21:00 është anuluar shkaku i shpërthimit të COVID-19 në klubin anglez.
Spurs kanë anuluar takimin, pasi sipas tyre kanë shumë futbollistë të prekur dhe nuk mund të zbresin në fushë përballë Rennes.
Por ky vendim duket se ka qenë i njëanshëm nga londinezët dhe ndeshja është anuluar pasi skuadra franceze ka mbërritur në Londër.
Këtë vendim të londinezëve po e kundërshton klubi francez Stade Rennes, që janë ankuar në UEFA duke pretenduar se Spurs në mënyrë të njëanshme kanë anuluar ndeshjen.
[#TOTSRFC]
🛬 𝙇𝙤𝙣𝙙𝙤𝙣📍 pic.twitter.com/djcoVqSZ45
— Stade Rennais F.C. (@staderennais) December 8, 2021
“Pas njoftimit për shtyp të publikuar nga Tottenham të mërkurën në ora 21:00, Stade Rennes dëshiron të sqarojë faktet e mëposhtme”.
“Në një video konferencë në orën 19:45 mes përfaqësuesve të UEFA-s, Tottenham dhe Rennes, drejtoresha e futbollit të Spurs njoftoi synimin e saj për mos të tluajtur ndeshjen në UEFA Europa Conference League të enjten në mbrëmje. Vendim i njëanshëm i cili nuk është konfirmuar në asnjë mënyrë nga UEFA”.
“Përfaqësuesja e Tottenham nuk ka dashur të njoftojë për numrin e lojtarëve të saj të prekur nga COVID, kur rregulli thotë se një ndeshje duhet të luhet për aq kohë sa skuadra ka 13 lojtarë dhe një portierë”.
[COMMUNIQUÉ OFFICIEL]
Suite au communiqué publié par Tottenham à 21h ce mercredi, le Stade Rennais F.C. tient à préciser plusieurs faits.⤵
— Stade Rennais F.C. (@staderennais) December 8, 2021
“Ajo argumentoi për një vendim të autoriteteve anglez pa paraparë asnjë dokument zyrtar. Meqenëse ndeshja nuk u anulua zyrtarisht nga UEFA, Stade Rennes mbështeti vendimin e tyre për të luajtur ndeshjen”.
“Përballë kësaj ‘mjegullore londineze’, Rennes rezervon të drejtën t’i drejtohet UEFA-s. Ka një mungesë të dukshme Fair Play. Tottenham na njoftoi se do të zhvillohej ndeshja dhe sapo arritëm në Londër na njoftoi se nuk donte që të luante”, thuhet në njoftimin e klubit francez. /Telegrafi/