Patrick Cutrone pritet të largohet nga Milani në fund të këtij edicioni.
Me ardhjen e polakut Piatek, hapësirat e Cutrones në formacionin e Milanit janë minimizuar.
Kësisoj talenti italian ka vendosur për tu larguar nga Rossonerët në drejtim të një skuadre ku ka më shumë mundësi aktivizimi.
Së fundmi garës për 21-vjeçarin i është shtuar edhe skuadra e madhe londineze Tottenham Hotspur.
Spurs kanë kërkuar informacione nga Milani për sulmuesin pasi e shohin si zëvendësim adekuat të Harry Kane.
Milani i ka bërë të qartë klubit anglez se është gati ta shesë lojtarin për një shumë prej 30 milionë euro.
Tottenham për ta transferuar reprezentuesin italian, duhet ta mposhtë konkurrencën e Torinos, Fiorentinës dhe Atletico Madirdit.
Cutrone këtë edicion ka luajtur 31 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/