Site icon Telegrafi

Tottenham – Arsenal, formacionet zyrtare : Xhaka e Mustafi nga minuta e parë

Granit Xhaka (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.

Topçinjtë janë mysafirë të Spurs derbin e javës së 29-të në Ligën Premier, i cili zhvillohet në Wembley me fillim nga ora 13:30.

Ekipi i drejtuar nga Unai Emery vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë prej tri fitoreve radhazi dhe synon rezultat pozitiv për të mbetur në katërshe.

Në anën tjetër, vendasit e Mauricio Pochettinos kanë humbur dy ndeshjet e fundit dhe synojnë gjithashtu t’i kthehen rezultateve pozitive për të mos humbur terren.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë shumë ndryshime në formacionet titullare, duke lënë në bankë shumë yje.

Te Arsenali titullar janë edh dyshja shqiptare, Shkodran Mustafi në mbrojtje dhe Granit Xhaka në mesfushë.

Tottenham: Lloris (C), Trippier, Alderweireld, Sanchez, Vertonghen, Rose, Wanyama, Sissoko, Eriksen, Son, Kane

Arsenal: Leno; Mustafi, Sokratis, Koscielny Monreal; Guendouzi, Xhaka; Ramsey, Iwobi, Mkhitaryan; Lacazette. 

/Telegrafi/  

Exit mobile version