Tottenham Hotspur ka arritur ta fitojë derbin londinez përballë Arsenalit.
‘Gjelat’ kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 falë një goli nga sulmuesi anglez Harry Kane.
Edhe pse Harry Kane shënoi gol, sulmuesi anglez nuk e mori notën më të lartë në këtë takim (7.1).
Lojtari me notën më të lartë ishte mesfushori Dier (7.9), ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Eriksen (7.7), Trippier (7.6) dhe asistuesi Davies (7.5).
Ndërkohë te Arsenali notën më të lartë në këtë takim e mori portieri Peter Cech (8.2), ndërsa paraqitje të mirë pati edhe Shkodran Mustafi (7.0).
Granit Xhaka kishte një paraqitje të mirë në këtë sfidë pasi mori (6.9) që ishte më e larta nga tërë mesfushorët e Arsenalit.
E dy lojtarët më të dobët në këtë takim ishin afrikanët e Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang dhe Elneny që u notuan me notë (5.9).
Në javën e ardhshme Tottenham do të luaj një tjetër derbi londinez pasi takohet me Crystal Palace, ndërkohë Arsenali pret Manchester Cityn. /Telegrafi/