Liverpooli i Jurgen Klopp klanë arritur ta kthejnë trofeun në shtëpinë e tyre pasi në finale fituan ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në finale të Ligës së Kampionëve.
Me golat e Mo Salah dhe Divock Origi, ishin vendimtar në këtë përballje.
The Reds fituan penallti pas vendimit të Dario Skomina vetëm 25 sekonda pasi nisi ndeshja.
Pas tij ishte Divock Origi që shënoi për 2-0 në fund të pjesës së dytë.
Këtu janë gjashtë gjërat pë të cilat po flitet për përballje në Wanda Metropolitano…
1.Rrezikimi me sulmuesit
Të dy trajnerët kishin rrezikuar kur në fushë nga minuta e parë i kishin vendosur dy sulmues që nuk kishin luajtur në gjysmëfinale e dyta, ndërsa kishin lënë në stol, ata që kishin shënuar.
Klopp e kishte lënë në bankë Origin, për ti besuar Firminos.
Në anën tjetër Pochettino, e kishte lënë në bankë Lucas Moura, që kishte shënuar het-trik për ta futur në lojë Harry Kanen.
A iu kreu punë? Jo.
Firmino nuk ishte i rrezikshëm dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Në anën tjetër Kane edhe pse luajti gjithë ndeshjen, ishte i parrezikshëm.
2.Vendimi i dyshimtë i Damir Skominas
Ndeshja ka mundur të jetë më ndryshe, nëse gjyqtari Skomina të mos vendoste për një penallti të dyshimtë në fillim të ndeshjes.
Vendimi u kontrollua nga VAR, të cilët vendosën sikurse slloveni.
Interesante ishte se Skomina që ishte në detyrë edhe në Parc des Princes kur akordoi penallti për Manchester Unitedin, që e kaloi tutje.
E drejta apo e gabuar – penalltia do të komentohet edhe shumë kohë.
3.Winks tregoi pse Pochettino e futi nga minuta e parë
Harry Winks u rikthye nga minuta e parë, duke luajtur për Spurs, pasi Pochettino donte të dominonte me posedimin e topit; Sigurisht që goli i hershëm ia prishi paska planin.
Mesfushori i Anglisë tregoi se pse trajneri argjentinas është një tifoz i tij i madh dhe pse ai luajti shumë mirë.
Sissoko dhe Victor Wanyama ofrojnë forcë dhe fizik, por as nuk janë të fortë.
Për fat të keq, Pochettino u desh ta ndërrojë pas 65 minutave me Lucas Mouran.
4.Momenti final i Salah
Dymbëdhjetë muaj më parë, Mo Salah u desh të largohej nga fusha ndaj Real Madridit pas një lëndimi në krahë, nga Sergio Ramos.
Egjiptiani ishte i vendosur të mos humbasë këtë herë.
Ai shënoi nga pika e bardhë, duke lënë shenjë në këtë ndeshje.
5.A ja vlejti pritja tri javë
Kishte tri javë në mes të ditës që ishte mbyllur Liga Premier dhe finales së Ligës së Kampionëve, një kohë e gjatë.
Liverpooli e fitoi ndeshjen, pasi kishin kohë të rikuperoheshin nga humbja e titullit në fund.
Ndeshja nuk dha edhe aq shumë, vetëm minutat e fundit kishin emocione.
6.Alisson tregoi sa vlen edhe njëherë
Ishte ende i pranishëm makthi nga paraqitja e Loris Karius 12 muaj më parë, sepse, tani me Alisson është 1000 për qind ndryshe dhe shumë më i mirë se gjermani.
Fituesi i ‘Dorëzës së artë të Ligës Premier’, njeriu që i skutoi Reds 67 milionë funte, e tregoi se vlen aq.
Ai priti gjithçka çfarë i erdhi dhe ishte i mirë edhe me këmbë. /Telegrafi/