Avokati Aleksandar Tortevski, ka komentuar ndodhitë e fundit politike, ku në një deklaratë për ‘Fokus’, thotë se tani, përderisa Nikolla Gruevski nuk arriti të formojë qeveri, kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, sipas Kushtetutës, është i obliguar që mandatin t’ia jep LSDM-së. Në të kundërtën, Tortevski tha se kryetari duhet të përgjigjet penalisht për keqpërdorim të detyrës zyrtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Nga mesnata e mbrëmshme, praktikisht mandati i kthehet Gjorge Ivanovit. Ashtu që, ai duhet t’ia besojë mandatin partisë vijuese, sipas numrit të tyre të deputetëve. Ivanov duheshte të konsultohet në dhjetë ditët e para, kur mandati ishte te ai. Ajo ishte koha për konsultime. Tani patjetër të shkojë sipas radhës. Nëse nuk vepron ashtu, atëherë ai bën vepër penale-keqpërdorim të detyrës zyrtare’, tha Tortevski ndër të tjera. /Telegrafi/