Nuk ndalojnë reagimet e ekspertëve pas që Gjykata Kushtetuese vuri në rendin e ditës iniciativën për nenin 11-a të Ligjit për falje e cili mund të me të cilën mund të ringjallet falja e diskutueshme e ish-Presidentit Gjorgi Ivanov, me të cilën nga ndjekjet penale do shpëtonin të gjithë të akuzuarit dhe dyshuarit nga PSP.
Avokati Aleksandar Tortevski thotë se Gjykata Kushtetuese tani është dora e zgjatur e Ivanovit.
“Ivanov nuk kishte as të drejtë ta miratonte atë, dhe s’kishte të drejtën as ta revokonte faljen. Ai dhe të gjithë të tjerët që i dhanë informacione sekrete duhet të ishin përgjigjur”, thotë Tortevski për “Fokus”.
Momenti kryesorë është nëse neni 11-a do të anulohet ose shfuqizohet. Nëse shfuqizohet atëherë të gjithë ish-funksionarët e akuzuar dhe dyshuar të PSP-së do të shpëtojnë, gjegjësisht do të ketë kaos ligjor./Telegrafi/