Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj ka festuar sot (e diele) ditëlindjen e saj të 27-të.
Me këtë rast, ajo ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj.
Por urimin më të bukur për ditëlindje duket t’ia kenë bërë familjarët e saj, nëna Syzana dhe djali Noah, e në veçanti bashkëshorti i saj, Dukagjini.
Ky i fundit i kishte përgatitur asaj një befasi të këndshme. Gjatë kohës sa Argjentina po shijonte një gotë verë, ai afrohet dhe i dhuron asaj një tortë me qirinj.
E mahnitur nga ky gjest, Argjentina i dhuron burrit të saj një puthje të zjarrtë plot dashuri.
Në llogarinë e saj personale në Instagram, këngëtarja ka ndarë këtë moment të veçantë bashkë me të gjithë ndjekësit e saj. /Telegrafi/