Reperi i njohur kosovar, Ledri Vula, feston sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 32-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Por, një nga befasitë më të mira për të në këtë datë është rezervuar pikërisht nga fansat e tij.
Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqet me një tortë në prapaskenën e një koncerti, i rrethuar nga shumë fansat.
Reperi fryn qirinjtë në formën e numrit 32, ndërsa të gjithë brohorisin prapa tij.
“Çfarë ndjenje”, ka shkruar Vula në mbishkrimin e videos.
Përndryshe, urimet dhe komentet nga ndjekësit e tij kanë qenë të shumta. /Telegrafi/