Përveç se Fitër Bajrami është një festë ku mbizotëron dashuria e solidarizimi, gjithashtu është edhe një ditë e veçantë që karakterizohet me përgatitjen e drekës së shijshme familjare dhe tortave që u shërbehen mysafirëve në shenjë mikpritje.
Por nëse ende nuk keni vendosur se çfarë torte do të përgatitni në familjen tuaj, atëherë s’keni nevojë fare të brengoseni më për këtë çështje.
Interex ka postuar një video-recetë e cila menjëherë jua fiton zemrën me përbërësit të cilët kombinohen për t’jua sjell një super shije në tavolinat e juaja.
Kjo torte ka bazë biskotat e bluara dhe arrat, ndërkaq është e lehtë për t’u përgatitur.
Përbërësit për pandispanjën:
– 8 vezë
– 8 lugë gjelle sheqer
– 8 lugë gjelle miell
– 1 qeskë pluhur për fryrje
Përbërësit për mbushjen:
– 300gr biskota të bluara
– 300gr arra të bluara
– 100gr sheqer pluhur
– 1 gjalpë e shkrirë
– Aromë vanilje
– 1 gotë lëng portokalli
– 2 shllag krem për lyerje të tortës
TË GJITHË KËTA PËRBËRËS I GJENI ME ÇMIM EKSTRA LIRË NË INTEREX