Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, feston sot (e enjte) ditëlindjen.
Me këtë rast, ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e shumtë të saj.
Festimet e ditëlindjes, Morena i nisi qysh në orët e para të datës 1 prill, me një festë luksoze të organizuar në shtëpinë e saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe, nga festa e zhvilluar në vilën e saj luksoze në Stamboll të Turqisë.
Shampanjat e shumta, tortë me kekë gjithandej si dhe një mbishkrim i madh me fjalët “King M.T” nuk munguan në oborrin luksoz të modeles, i cili ka edhe një pishinë.
Morena Taraku është vetëm 28 vjeçare, dhe shquhet si një prej femrave shqiptare më të ndjekura në rrjetin social Instagram.
Ajo e nisi karrierën e saj si modele, gjersa më pas iu fut edhe rrugës së muzikës dhe ndërmarrësisë.
Tashmë ajo gjeneron një biznes të ri të produkteve kozmetike në Stamboll. /Telegrafi/