Bukuroshja Agnesa Vuthaj ka festuar dje ditëlindjen e saj të 32-të.
Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Ditëlindjen këtë radhë, Agnesa vendosi ta festojë në Mal të Zi, ku ka shijuar vizitat në qytete bregdetare si Kotor, Budva, etj.
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë me fansat disa fotografi, duke treguar për momentet e këndshme që ka kaluar atje.
Në disa prej fotografive, ajo shfaqet e veshur me robdeshambër dhe një tortë, me të cilën është befasuar në mëngjesin e ditëlindjes.
“Një tortë, një dëshirë. Lumturia jeton në memorie të mirë”, ka shkruar bukuroshja në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta tash e sa vite vazhdon të mbetet beqare, ndërsa nuk ka treguar nëse pranë saj gjendet tashmë një mashkull.
Ajo ka lënë anonim edhe personin që i ka dhuruar tortën në fjalë, i cili gjithashtu ka realizuar edhe fotografitë e modeles.
Sido që të jetë, Vuthaj vazhdon të jetë një emër i shumë-komentuar në media dhe rrjete sociale. /Telegrafi/