Ferando Torres ka përzgjedhur formacionin e ëndrrave me lojtarët që ka luajtur te Liverpooli dhe Chelsea.
Sulmuesi spanjoll kohën më të artë të karrierës së tij e kishte te The Reds, për të kaluar më pas te skuadra londineze për shumën rekorde 59 milionë euro.
El Ninjo ka zbuluar lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur në Anfield dhe Stamford Bridge, duke mos përfshirë vetën aty.
Në portë është Pepe Reina, ndërsa katërshja në mbrojtje përbehet prej, Ashley Cole, John Terry, Sami Hyypia dhe Branislav Ivanovic.
Në mesfushë gjendet treshja legjendare, Xabi Alonso, Frank Lampard dhe Steven Gerrard.
Në sulm janë Dirk Kuyt, Yossi Benazoun dhe Didier Drogba, që kanë arritur të lënë gjurmën në skuadër ku kanë luajtur. /Telegrafi/