Mesfushori uruguaian, Lucas Torreira, ka konfirmuar se është pranë kompletimit të transferimit te Arsenali, ku pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.
22-vjeçari që nga viti 2015 ka qenë në pronësi të Sampdorias, ndërsa tash do ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier.
Babai i tij kishte thënë më herët se lojtari mund të transferohet në Emirates pas përfundimit të Kampionatit Botëror dhe tashmë kombëtarja e tij është eliminuar (në çerekfinale nga Franca) dhe rrugët janë të hapura që të ndodhë transferimi.
“Kjo është një mundësi shumë e mirë dhe nuk dua ta humb”, ka deklaruar Torreira për Telenoche.
Në rast të transferimit, ai do t’u bashkohet emrave, si Stephan Lichtsteiner, Bernd Leno e Sokratis Papastathopoulos, që këtë verë i janë bashkuar Arsenalit.
Futbollisti, i cili luan si lojtar defensiv, u transferua te Sampdoria në vitin 2015 nga Pescara, mirëpo në sezonin e parë qëndroi i huazuar te klubi, ku edhe ishte angazhuar si i ri.
Klubet 18 de Julio dhe Montevideo Wanderers janë skuadrat u i ka nisur hapat e parë si futbollist. /Telegrafi/