Lucas Torreira ishte njëri nga lojtarët që e ka përjetuar më keq humbjen në finalen e Ligës së Evropës nga Chelsea.
Arsenali u mposht me rezultat të thellë 4-1 nga Chelsea në finalen e madhe të Ligës së Evropës.
Kjo humbje ka dhembur shumë tek Topçinjtë shkaku i rrjedhës së lojës, pasi pjesa e para ishte e barabartë në të gjitha aspektet.
Njëri që e përjetoi më keq këtë turpërim padyshim se ishte mesfushori uruguaian, Torreira.
Reprezentuesi uruguaian u zëvendësua në minutën e 66-të të ndeshjes dhe në momentin që u largua u pa shumë u thyer duke vajtuar.
Vajtimi i Torreiras nuk u ndal as në bankën rezervë dhe këtë e tregojnë më së miri imazhet.
Vuajtja e tij u pa edhe gjatë ndarjes së medaljeve për të dyja skuadrat. /Telegrafi/
https://twitter.com/NahuelBeau/status/1133832379443896325
https://twitter.com/otfbravo/status/1133831852224000001