Telegrafi

Torreira afër kalimit te Atletico – agjenti i tij gjendet në Spanjë

Lucas Torreira është një hap më afër që të jetë lojtar i Atletico Madridit.

Mesfushori do të largohet nga Arsenali në këtë afat kalimtar, derisa Rojiblancos e duan transferimin e tij.,

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, agjenti i Torreiras tashmë është në Spanjë për t’u takuar me Atleticon.

Bisedimet me skuadrës spanjolle dhe The Gunners pritet të kompletohen së shpejti me një marrëveshje përfundimtare për të blerë lojtarin.

Atletico do të bëjë ofertë të re për Torreiran, pasi pak ditë më parë oferta e tyre e fundit u refuzuar nga skuadra londineze.

Arsenali në anën tjetër insiston për Thomas Partyen, ndërsa Diego Simeone ka kërkuar 60 milionë euro. /Telegrafi/