Telegrafi

Toronto triumfon pa problem përballë Lakers, Oklahoma pëson nga Indiana Pacers

Toronto Raptors është rikthyer te fitorja në NBA, pas humbjes befasuese nga Cleveland Cavaliers.

Skuadra kanadeze para adhuruesve të vet ka triumfuar përballë Los Angeles Lakers me 13 pikë diferencë 111:98.

Me fitoren e arritur ndaj Lakers, Toronto edhe zyrtarisht ka siguruar Play-Offit në Konferencën e Lindjes.

Kawhi Leonard me 25 pikë, tetë kërcime e katër asistime ishte më efikasi në këtë takim për vendasit.

Por me lojë të mirë u dalluan edhe Powell që shtoi 20 pikë si dhe Siakam që e përfundoi ndeshjen me 16 të tjera.

Ndërkohë te mysafirët LeBron James ishte më efikasi me 29 pikë, por që nuk mjaftuan për të marrë fitore.

Ndeshje mjaftë interesante është zhvilluar edhe në Bankers Life Fieldhouse të Indianapolis mes Indiana Pacers dhe Oklahoma City Thunder.

Mysafirët ishin në epërsi gjatë gjithë ndeshjes, por në çerekun e katërt vendasit u rikthyen për ta fituar takimin me dy pikë diferencë 108:106.

Sabonis me 26 pikë dhe Bodganovic me 23 të tjera ishin basketbollistët më efikas tek vendasit.

Ndërkohë Oklahomas nuk i mjaftuan 36 pikët e Paul George për tu rikthyer me fitore në shtëpi. /Telegrafi/

Rezultatet:

 

Cleveland Cavaliers – Orlando Magic 91-120

Toronto Raptors – Los Angeles Lakers 111-98

Indiana Pacers – Oklahoma City Thunder 108-106

Boston Celtics – Sacramento Kings 126:120

Utah Jazz – Minnesotta Timberwolves 120-100

Denver Nuggets – Dallas Mavericks 100-99