Telegrafi

Toronto Raptors i shkakton edhe një humbje Sacramento Kingsit

Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Fitore ka shënuar një prej skuadrave që shihet pretendente për të rrëmbyer titullin këtë sezon, Toronto Raptors.

Ata para shikuesve të vetë në “Scotiabank Arena” triumfuan kundër Sacramento Kings me rezultat 120-105.

Vetëm çereku i parë i takoi skuadrës mysafire gjersa në tri të tjerat ngadhënjyen basketbollistët vendas.

Basketbollisti më efikas në parket te fituesit ishin Kyle Lowry dhe Fred VanVleet, ku secili realizoi nga 19 pikë. Ata u ndihmuan edhe nga Pascal Siakam me 18 sosh.

Te ‘mbretërit’ më i miri ishte Marvin Bagley III, i cili regjistroi ‘double-double’ në saje të 22 pikëve dhe 11 kërcimeve.

Pas kësaj, Toronto ka bilanc prej 36 fitoreve dhe 13 humbjeve gjersa për Sacramenton ishte pësimi 24-t kundrejt po aq fitoreve.

Ndryshe, Raptors në takimin e radhës do të luajnë kundër Indiana Pacers gjersa Kingsat do të ballafaqohen me Memphis Grizzlies. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Oklahoma City 123:114 Portland

https://youtu.be/CfDRyNkflh0?t=5

Dallas 106:98 L.A. Clippers

https://youtu.be/COQXyeaHIq0?t=16

Phoenix 91:118 Minnesota

https://youtu.be/AiYfyLftxlE?t=15