Telegrafi

Toronto gati t’i ofrojë Insignes dyfishin e pagës së Napolit

Lorenzo Insigne është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin.

Sulmuesi italian nuk po gjen gjuhë të përbashkët me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentis për vazhdimin e kontratës.

Insigne aktualisht fiton një pagë vjetore prej pesë milionë eurove në sezon, derisa Napoli i ka ofruar vazhdimin për katër vite me 3,5 milionë.

Por e ardhmja e lojtarit mund të jetë në elitën e futbollit amerikan MLS.

Është skuadra kanadeze Toronto FC që i ka bërë një ofertë shumë të mirë financiare lojtarit të Kombëtares së Italisë.

Sipas asaj që ka raportuar La Gazzetta dello Sport, klubi kanadez i ka ofruar plot shtatë milionë euro në sezon sulmuesit italian.

Insigne ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet në Napoli, apo do të vazhdoj kontratën në MLS. /Telegrafi/