Telegrafi

Tornadot godasin Lousiana dhe Teksasin, erërat e forta ngritin në ajër furgonin e një televizioni lokal – publikohen pamjet

Pamje rrëqethëse vijnë nga Louisiana dhe Teksasi, ku tornadot kanë sulmuar çdo gjë që u ka dalë përpara – madje veturat që ishin nëpër autostradë janë rrokullisur sikur të ishin të punuar nga letra, e një rast i tillë u kap drejtpërdrejt kur furgoni i regjisë së një televizioni lokal u pa duke fluturuar në qiell.

Një përdorues i Twitter ka shpërndarë videon e autostradës 62 në afërsi të liqenit Charles në Louisiana, ku tornado kishte ngritur në ajër shumë mjete, e ndër to ishte edhe furgoni i një televizioni, transmeton Telegrafi.

Pamje të ngjashme janë regjistruar edhe në Orange të Teksasit, e si pasojë e tornadove, mbi 18 mijë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike në Louisiana.

Këtë mëngjes në Teksas është raportuar për shkuljen e mbi 90 mijë shtyllave elektrike, ku erërat e forta nuk kursyen asgjë duke filluar nga qendrat tregtare e deri te shtëpitë private. /Telegrafi/