Telegrafi

Tornadot “fshijnë” shtetin e Alabamas, raportohet për pesë të vdekur

Të paktën pesë njerëz kanë ndërruar jetë në Alabama, derisa tornadot vazhdojnë të godasin shtetin jugor të SHBA-së.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, viktimat u raportuan në qytetin e vogël të Oatchee në Calhoun County, tha agjencia lokale e urgjencës, derisa bëhet e ditur se stuhia dëmtoi shtëpitë dhe shkuli pemët nga toka.

Tornadot më vonë goditën qarkun e Chilton dhe po i afroheshin qarkut Shelby.

“I nxis të gjithë njerëzit në rrugën e këtyre tornadove dhe sistemet e stuhive që të qëndrojnë në gatishmëri të lartë”, tha Guvernatori Kay Ivey.

“Dita nuk ka mbaruar ende”, vazhdon ai.

Thirrje urgjente ka bërë edhe Shërbimi Kombëtar i Motit përmes llogarisë së tij në Twitter, i cili sugjeroi njerëzit të strehohen.

“Mos pritni të përballeni me tornadon, nëse jeni në rrugën e tij, gjejeni strehën tani”, thuhej në njoftim. /Telegrafi/