Telegrafi

Tornadoja në Krime shkatërron gjithçka që i del përpara (Video)

Një video amatore e filmuar me telefon të mençur shfaq tornadon e fuqishme duke shkatërruar gjithçka para vetes në Krime, duke bërë kështu që banorët e kësaj zone të mbeten pa energji elektrike.

Andrei Sheliakin po shëtiste kur vërejti se një stuhi e fuqishme po vinte përgjatë bregut, por pas disa minutave pa edhe një tornado që nga shpejtësia e madhe po shkatërronte gjithçka para vetes, transmeton Telegrafi.

“Kam pasur rastin të shoh tornado por jo kaq afër. Videon e kam realizuar nga 800 metra lartësi apo edhe më pak. Ishte një skenë e frikshme, e gjitha çfarë mund të dëgjoja ishte zhurma e shiut që binte”, ka deklaruar Sheliakin.

Tornadoja e fuqishme ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta, kurse një pjesë e madhe e Krimesë ka mbetur pa energji elektrike.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Krimesë në Ukrainës, tornadot që prekin këtë zonë shpesh sjellin edhe ajër të ftohtë që brenda ditës temperaturat bien shumë. /Telegrafi/