Para se të fillonte një shërbesë kishtare në Ukambani në Keni, të pranishmit u desh të iknin me vrap, shkaku i një tornadoje të vogël, që hidhte gjithandej karriget plastike.
Por, disa rrinin pranë duke rrezikuar të lëndohen nga ndonjë goditje e papritur, transmeton Telegrafi.
Fenomenin rrallë i erës që shkonte në rreth, dukej sikur të ketë ardhur nga askund, ndërsa disa kishin edhe shpjegime tjera.
“Është krijim i shtrigave, që janë kundër besimtarëve që falen”, ka qenë një prej komenteve, që disa edhe e kanë besuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/eSDPr3hOruc