Site icon Telegrafi

Tornadoja dëmtoi secilën veturë që ishte për shitje (Video)

Secila veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme, ose është dëmtuar në tërësi

Makthi është bërë realitet, për një sallon ku shiten vetura në Missouri të Shteteve të Bashkuara, që u godit nga një tornado e fuqishme, transmeton Telegrafi. Erërat që lëviznin me shpejtësi të madhe, shqetësuan 49 mijë banorët e zonës, duke lënë dëme të konsiderueshme pasi situate u qetësua.

Zëdhënësi i kompanisë, ka bërë të ditur se veturat e tyre ishin goditur në fillim të nisjes së tornados, kur intenziteti ishte në nivelin më të lartë. “Punonjësit tanë janë të sigurt, nuk pësuan asnjë lëndim” ka thënë zëdhënësi, duke mos dashur të komentojë më tutje.

Kur është pyetur për dëmet për veturat që ishin për shitje, përgjigjja ishte se vlerësimet janë në fazat fillestare dhe nuk dihet për masën e dëmit. Në mesin e makinave kishte kryesisht Chevrolet, Buick dhe GMC. /Telegrafi/

Exit mobile version