Gjatë ditës së diel në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri ka ndodhur një fenomen jo i shpeshtë.
Sipas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, shihet një fenomen atmosferik i tornadove, përcjell Telegrafi.
Kanë qenë dëshmitarët ata të cilët kanë publikuar pamjet, me gjasë edhe të befasuar nga një fenomen i tillë.
Tornado është fenomen atmosferik i cili shkaktohet nga përzierja e rrymave të nxehta dhe të ftohta ajrore.
Tornadot kryesisht paraqiten në brigjet e atlantikut të SHBA-ve dhe Meksikës, e kryesisht edhe në jug të SHBA-ve, ku edhe ekzistojnë kushtet që një tornado të krijohet e ndonjëherë kanë ditur të jenë të përmasave katastrofale. /Telegrafi/