Një tornado ka lënë të vdekur 51 persona në Kinën Lindore, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar, bëjnë të ditura mediat e huaja.
Ngjarja ka ndodhur sot pasdite, ku tornado ishte shoqëruar me rrëketa të shiut dhe breshrit, kur kishte goditur krahinën e Jiangsut.
Burimet zyrtare kanë bërë të ditur që shtëpitë në qytetin Yancheng janë rrafshuar të tërat si pasojë e fuqisë së Tornados.
Po ashtu, në këtë qytet janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa e tërë zona ka mbetur pa rrymë, si pasojë e rrëzimit të shtyllave të energjisë elektrike, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.