Telegrafi

Tornado godet Dallasin, erërat që frynin me 110 kilometra në orë kanë shkulur drunjtë dhe kulmet e shtëpive – i tërë qyteti ka mbetur në errësirë

Tornado dhe moti i ligë ka kapluar Dallasin në SHBA gjatë javës së kaluar, me ç’rast janë dëmtuar shumë lokale afariste dhe shtëpi private, ku dhjetëra mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Erërat e forta që frynin me shpejtësi prej 110 kilometra në orë, kanë bërë që 65 mijë banorë të mbesin pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.

“Dëme të mëdha materiale janë regjistruar në zonat ku ka kaluar tornadoja”, ka deklaruar zëdhënësi i një ndërmarrje në këtë shtet amerikan.

Në anën tjetër, zyrtarët e qytetit të Dallasit kanë bërë të ditur se nuk kanë të dhëna për viktima apo të atyre që kanë pësuar lëndime të rënda trupore, duke shtuar se personat e parë që kanë reaguar janë zyrtarët e qytetit që kanë vizituar derë me derë banorët e prekur.

E sipas institutit hidrometeorologjik në Fort Vort, ka vlerësuar se tornaodoja ka qenë shumë e rrezikshme për jetën e qytetarëve. /Telegrafi/