Site icon Telegrafi

Tornado e fuqishme godet Minesotën, erërat frynin me 270 kilometra në orë – humb jetën një burrë derisa punonte brenda garazhit

Një stuhi e fuqishme ka shkatërruar gjithçka që i ka dalë përpara në pjesën perëndimore të Minesotës, duke bërë që të krijohet një tornado e fuqishme që ia mori jetën një burri.

Gjithashtu janë lënduar edhe dy tjerë, kurse dhjetëra ferma janë shkatërruar plotësisht, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një 30-vjeqar që humbi jetën në afërsi të Dalton, ku tornado i shkatërroi garazhin brenda të cilit po punonte.

Sipas ekspertëve të Instituti Meteorologjik, tornadoja ishte e kategorisë së tretë ku erërat frynin nga 220 deri në 270 kilometra në orë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version