Telegrafi

Tornado dhe ylberi në të njëjtën kohë: Pamjet mahnitëse gjatë një stuhie masive në veri të Teksasit

Ndjekësit e stuhisë duke udhëtuar nëpër Teksasin verior të premten kapën imazhe mahnitëse të një ylberi që ngrihej mbi një tornado.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, fotot dhe videot e pabesueshme u kapën nga entuziastë të guximshëm të stuhisë të cilët po vëzhgonin një sistem moti që shfaqej pranë Vernon, Texas vetëm disa milje nga kufiri me Oklahoma.

Disa dëshmitarë postuan foto dhe video në mediat sociale duke treguar “përdredhjen” masive dhe ylberin shumëngjyrësh.

Njëri prej tyre ishte Ryan Shepard, është një “ndjekës stuhish” dhe udhëzues turnesh për Silver Lining Tours, i cili operon Close Encounters Tour.

Zona u godit me të paktën gjashtë tornado të ndryshme, sipas The Washington Post dhe ato sollën breshër dhe erëra të dëmshme në zonë, megjithëse nuk kishte raportime të lëndimeve. /Telegrafi/