Tornadoja e fuqishme e përcjellë me shira të rrëmbyeshëm ka goditur sot Katanian në Sicili, kanë njoftuar autoritetet e këtij qyteti.
Nga erërat e forta janë ndërtuar shumë objekte dhe vetura, e sipas agjencisë së lajmeve Ansa, ka shumë të lënduar pavarësisht që asnjë prej tyre nuk është mbajtur në spital, transmeton Telegrafi.
Sipas pamjeve të publikuara më poshtë shihet stuhia e fuqishme duke shkulur drunjtë, që në shumë pjesë kanë përfunduar mbi vetura dhe në rrugë që janë bllokuar nga trafiku i rënduar.
Gjithashtu, siç raportojnë mediat lokale, katër aeroplanë janë detyruar të aterojnë nëpër aeroporte tjera. Pamjet e publikuara në Twitter, shfaqin tornadot mbi ujë që arrijnë me shpejtësi të madhe në drejtim të qytetit.
Tromba marina a largo di Acitrezza pic.twitter.com/a0TXl64za5
— lasiciliaweb (@Lasiciliaweb) October 5, 2021
E nga shirat e rrëmbyeshëm shumë rrugë janë nën ujë, parqet e fëmijëve janë shndërruar në “lumenj” e autoritetet komunale po bëjnë të pamundurën që të largojnë drunjtë nga rrugët. /Telegrafi/
Questa è via etnea la strada principale e più popolata di Catania pic.twitter.com/qzh4pyLP5e
— マルコ (@lifeinadream80) October 5, 2021