Telegrafi

Torino tregon çmimin e Peresit

Mbrojtësi brazilian, Bruno Peres sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Torino në fund të stinorit.

Braziliani ka pasur paraqitje të mira këtë edicion dhe vlera e tij ka pasur ngritje të madhe.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo ka treguar çmimin e lojtarit të tij duke theksuar se nën 15 milionë euro nuk do ta marrë asnjë skuadër.

“Ne kemi blerë Peresin për dy milionë euro dhe tani ai kushton 15 milionë”, ka deklaruar Cairo.

“Nuk do të largohet për asnjë cent më pak se 15 milionë euro nga Torino dhe kemi kërkesa të shumta për të”, u shpreh presidenti i Torinos.

Peres kërkohet nga skuadrat e njohura evropiane si Roma, Inter, Bayern Munich dhe PSG. /Telegrafi/